Report Tv-Ekskluzive/ Ndalimi i Edmond Begos në Greqi, zbardhet urdhër arresti i Interpol

  • 6 years ago
Gjykata e Igumenicës caktoi masën arrest me burg për biznesmenin shqiptar Edmond Bega i njohur nga drejtësia shqiptare edhe me emrin Manoli Bega. Bega u ndalua tre ditë më parë teksa kthehej nga Greqia në Shqipëri pasi kishte kaluar atje disa ditë pushime.

Këtë masë drejtësia Greke e dha sipas urdhër-arrestit të Interpol Romës, kopjen e së cilit e ka siguruar ekskluzivisht Report Tv. Siç dhe shihni në foto është ky urdhër arresti me nr serial 70 2011 që prangosi biznesmenin shqiptar dikur ish-president i futboll klub Lushnjes.

Ky urdhër arresti është në emër të shtetasit Bego Edmond i datëlindjes 31.12.1970 me vendlindje Lushnje, gjeneralitete këto të cilat i korrespondojnë biznesmenit të ndaluar nga policia greke.

Sipas këtij urdhër-arresti ndërkombëtar Bega kërkohet nga pala italiane për një dënim me nr 1735 të dhënë ndaj tij nga Gjykata e Apelit në Torino në vitin 2008. Report Tv ka kontaktuar edhe me avokatin e tij Ardian Leka. Avokati shprehet se masa e arrestit është 30 ditor deri në mbërritjen e dosjes nga Italia.

?Ndaj klientit tim u dha sot masa e sigurisë, ai do të qëndroj në burg me një afat maksimal jo më shumë se 30 ditë deri sa drejtësia italiane të sjell kërkesën për palën greke?.

Recommended