PD publikon videon per pallatet e Begos

  • 5 years ago
Në vijim të akuzave për ndryshim të planit urbanistik të Tiranës dhe devijim të lumit të Lanës me qëllim ndërtimin e një kompleksi rezidencial për llogari të Edmond Begos, Partia Demokratike publikoi një material të marrë nga sistemi i Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit, që sipas saj provon mashtrimin e kryebashkiakut Veliaj se në zonën Unazës së Madhe institucioni i drejtuar prej tij nuk ka parashikuar ndërtimin e disa objekteve.

"Veliaj s'mund ta mbulojë këtë mashtrim, sistemi nxjerr zbuluar Veliajn se gjoja në këtë truall s'ka projekt për pallate. Plani urbanisitik rezulton i skeduar, zona ka karakteristika te ndryshme, kategoria A dhe ajo A+B ka të bëjë me godina 9-katëshe. Në sistem prona që detyroi Edi Ramën dhe Erion Veliajn të ndryshojnë Planin Urbanistik të Tiranës dhe projektin për Lumin Lanë pranë zonës së Unazës së Re rezulton se ka kaluar fazën e parë të pajisjes me leje ndërtimi".

Demokratët sërisht i kërkuan dyshes Rama-Veliaj të japë shpjegime për atë që e cilësojnë aferë me këtë projekt, ndërsa akuzuan kryebashkiakun se e ka kthyer Bashkinë e Tiranës në lavatriçe të pastrimit të parave të pista.

Tv Klan

Recommended