PD nxjerr shifrat: Rama i dha miliona euro tendera Klement Balilit dhe Edmond Begos

  • 6 years ago
Nga selia blu, Partia Demokratike ka denoncuar qeverinë se i ka dhënë miliona euro tendera Klement Balilit dhe Edmond Begos. Gazment Bardhi, këshilltari ligjor, u është referuar shifrave konkrete të cilat sipas tij tregojnë se si Edi Rama, ka financuar këta persona.

Miku i Taulant Ballës, Edmond Bega, që ka përfituar 14 milionë euro nga punë publike, si dhe leje dhe licensa, Klement Balili, në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, ka përfituar 77 tendera, nga të cilat 30 pa garë. Edison Sali, anëtar i bandës së Agron Xhafaj, ka përfituar 12 tendera gjatë qeverisë së Edi Ramës.

Gazmend Bardhi, këshilltar ligjor në PD

Recommended