Lirimi i Begos, avokati: Ndalimi i tij, faji i autoriteteve greke, ndodh shpesh me shqiptarët

  • 6 years ago
Pas lirimit të biznesmenit Edmond Bego nga autoritetet greke, për ?Report TV? ka folur edhe avokati i tij, Ardian Leka.

Sipas Lekës, ndalimi i Begos ka qënë një gabim i autoriteteve greke në doganë ashtu siç ndodh me çdo shtetas shqiptar që kalon kufirin.

Edmond Bego ka dalë nga burgu dhe tani po bën tërheqjen e sendeve personale në komisariatin e policisë. Kjo situatë u krijua për efektet e gabimeve të sistemeve greke. Kjo nuk është një situatë e re. Autoritetet greke i nxjerrin shpesh herë shtetasve shqiptarë. Çdo ditë në kufi krijohen radha kilometrike për shkak të problemeve që iu nxjerrin edhe personave pa precendentë. Megjithatë situata u qartësua nga autoritetet italiane.

Ardian Leka, avokat
I pyetur për debatet e shumta që ka shkaktuar ndalimi i tij në politikën shqiptare

Nuk bëj deklarata politike. Debatet bëhen nga pjesa e djathtë. Por Bego është arrestuar kur në pushtet ishte pikërisht kjo forcë politike. Atëherë ka vuajtur edhe dënimin.

Ardian Leka, avokat

Recommended