Koronavirusi, mjeku Petrit Vargu kritikon qeverinë: Terr informativ, karantina në çdo pikë kufitare
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews #intervista
Mjeku Petrit Vargu ishte i ftuar në studion e lajmeve të RTV Ora, ku komentoi situatën e krijuar nga përhapja e koronavirusit në Itali. Vargu, duke iu referuar situatës, u shpreh se duhet ruajtur qetësia, por theksoi se duhet të merren masat e duhura për të përballuar çdo situatë emergjente në vendin tonë.

Petrit Vargu: Të ruash qetësinë është gjë pozitive dhe rrit efikasitetin. Megjithatë, pa kaluar në panik, vetë OBSH e ka përcaktuar si emergjencë, çdo shtet duhet të marri masat. Edhe Shqipëria duhet të marr masat me shumë seriozitet. Me një ndër shtetet që ne kemi shkëmbim njerëzish, tani është shteti me më shumë të prekur nga koronavirusi. Kisha një mendim që Italia do të ishte një nga vendet më të prekura.

Më tej, mjeku Vargu kritikoi strukturat shtetërore në lidhje me menaxhimin e situatës. Ai tha se ka një terr informativ në lidhje me masat e marra, ndërsa tha se nuk ka as staf të kualifikuar për situata të tilla.

Petrit Vargu: Unë shoh një mur informativ. Mos informim total, duhet të ketë shumë transparencë që të mos ndodh siç ndodhi me tërmetin, që më pas na gjeti të papërgatitur. Ne nuk dimë se çfarë janë diskutuar në këto mbledhje. Dëgjova që janë 3 spitale për karantinë. Duhet të ketë një diskutim mbarë kombëtar. Ato që preken janë jetët shqiptarëve. Për mendimin tim, këto që po drejtojnë aktualisht, nuk shoh ndonjë staf të kualifikuar. Unë do të kërkoja të bëja tavolina të mëdha për të marrë mendimin e gjithë palëve.

Deri më tani është folur se do të ketë një qendër të vetme për karantinë, në rast se në Shqipëri do të përhapet virusi i rrezikshëm. Por mjeku Petrit Vargu është kundër kësaj ideje të qeverisë shqiptare. Ai thotë se karantina duhet të ketë në çdo pikë kufitare.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/koronavirusi-mjeku-petrit-vargu-kritikon-qeverine-terr-informativ-karantina-ne-cdo-pike-kufitare

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended