Wake Up/ Koronavirusi, prek edhe Greqinë, forcohen masat në pikën kufitare, Kapshticë

  • 4 years ago
Pas Italisë së goditur rëndë nga koronavirusi, një tjetër vend fqinj regjistron personin e parë të prekur nga virusi vdekjeprurës me origjinë nga Kina. Autoritetet shëndetësore greke, kanë raportuar pacientin e parë me virusin Convid 19. Sipas të dhënave rasti në fjalë, është një grua 38 vjeç që ka shfaqur simptoma pasi është kthyer nga një udhëtim në Itali. Në kushtet e kësaj situate, ku fatmirësisht Shqipëria nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus, janë shtuar edhe masat në pikat kufitare. Prej kohësh aty janë vendosur grupe mjekësh që bëjnë kontrollet e duhura shëndetësore në bazë të rekomandimeve të OBSH, por ditët e fundit duke qenë se virusi tashmë është në vendet fqinje, masat parandaluese kanë kaluar në një stad tjetër. Për më tepër se çfarë ndodh në pikën kufitare të Kapshticës që është një nga nyjet e rëndësishme që lidh vendin tonë me Greqinë dhe masat që janë marrë ishim sot në lidhje me gazetaren e Top Channel, Dhorjela Çule që na raportoi live masat që po merren në pikat kufitare në juglindje në vendit.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel

Recommended