Ora News - Koronavirusi: Dyfishohen kontrollet në pikat kufitare, udhëtarëve u matet temperatura

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Në të gjitha pikat doganore të vendit janë shtuar kontrollet për të zbuluar nëse ka udhëtarë me simptomat e koronavirusit. Deri tani 6 raste të dyshuara kanë rezultuar negativë dhe zyrtarisht Shqipëria nuk ka asnjë rast të konfirmuar.

Në të gjitha pikat doganore janë dyfishuar kontrollet si dhe personeli mjekësor. Udhëtarët u nënshtrohen një interviste mbi vendet e qëndrimeve dhe të udhëtimeve përpara se të vijnë në Shqipëri si dhe u matet temperatura me termometrin me lazer.

Në Pikën Doganore të Kapshticës janë shtuar kontrollet, ndërsa është dyfishuar personeli mjekësor. Sipas mjekes Dajana Bode, kontrollet kanë filluar prej një muaj, ndërsa pas emergjencës në Itali, ato janë dyfishuar. Ajo u shpreh se deri më tani nuk është konstatuar asnjë rast me koronavirus, ndërsa u shpreh se qytetarëve u jepen këshilla rreth masave mbrojtëse jo vetëm ndaj koronavirusit por dhe gripit të zakonshëm.

Dajana Bode: Ne kemi rreth një muaj që mbulojmë shërbimin në Doganën e Kapshticës mbi strinimin dhe intervistimin e të gjithë qytetarëve që kalojnë. U matet temperatura dhe të gjitha shërbimet sipas udhëzimit të Ministrisë së Shëndetësisë. Shërbimi është 24 orë, ndërkohë ditët e fundit personeli është dyfishuar. Puna do të vijojë me turne për të kapur çdo gjë të mundshme. Deri më tani nuk ka asnjë rast me probleme. Ne bëjmë dhe pjesën e promocionit për masat higjenosanitare, që duhet të merren jo vetëm për pjesën e koronavirusit por dhe gripin e zakonshëm.

Edhe në pikën doganore të Qafë Thanës vijojnë kontrollet. Udhëtarët u nënshtrohen një interviste mbi vendet e qëndrimeve dhe të udhëtimeve përpara se të vijnë në Shqipëri si dhe u matet temperatura me termometrin me lazer.

Ndërkohë, kontrolle po kryhen në të gjitha pikat kufitare në rajonin juglindor të vendit. Shërbimi mjekësor do të punojë me turne, në mënyrë që të rritet vigjilenca për parandalimin e çdo rasti me koronavirus.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/koronavirusi-shtohen-kontrollet-ne-doganat-e-juglindjes-mjeket-nuk-kemi-konstatuar-asnje-rast

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended