Ora News - Zv.ministrja e Brendshme: Emiljano Nuhu braktisi detyren per interesa personale

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Zv.ministrja e Brendshme Romina Kuko doli sërish sot në një deklaratë ku ka nënvizuar dhe një herë se policia e shtetit ka vepruar në mënyrë strikte konform ligjeve të shtetit dhe procedurave standarde në rastin e vajzës Xhisiela Maloku

Gjithashtu për të nënvizuar se "në asnjë rast Policia e Shtetit nuk ka lejuar interferime të çfarëdollojshme nga kushdo që kërkon të ndërhyjë në punën e saj."

Romina Kuko: "Ne nxisim fort SHÇBA dhe Prokurorinë të vazhdojnë me vendosmëri punën e tyre për t'i shkuar deri ne fund hetimit te ngjarjes konkrete për të ndëshkuar ashpër çdo shkelje të mundshme ne strukturat e Policisë se Shtetit, ashtu si edhe ndëshkimin e çdo abuzimi me detyrën dhe ndëshkimin çdo lloj shpifje që synon te ndikoje apo të godasë autoritetin dhe imazhin e Policisë së Shtetit."

Sa i takon nënkomisariat Emiljano Nuhu, zv. Ministrja tha se ky i fundit ka shkelur ligjin dhe ka braktisur detyrën për interesa personale

"Hedhim poshtë me keqardhjen më të thellë të gjitha akuzat, shpifjet dhe insinuatat në kurriz të Policisë së Shtetit. Shprehim keqardhje që po abuzohet me të vërtetën dhe me vetë vajzën e cila sot ka nevojë për solidaritetin e të gjithëve.Keqardhje dhe përdorimi si flamur beteje i letrës së një ish oficeri policie i cili ka shkelur ligjin, ka braktisur detyrën dhe që i përdor këto për interesa të ngushta personale."
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/zvministrja-e-brendshme-emiljano-nuhu-braktisi-detyren-interesa-personale

Recommended