SHÇBA, Anila Trimi: Hetim ish-policit Emiljano Nuhu për 5 shkelje, provat rrëzojnë pretendimet e tij

  • 6 years ago
TIRANE - Drejtorja e SHÇBA, Anila Trimi ka dhënë detaje lidhur me akuzat e ish-oficerit të policisë së Fushë Krujës, Emiljano Nuhu, lidhur me arsyet e pretenduara prej tij se është kërcënuar me jetë në zyrën e tij. Trimi tha se pas verifikimeve ka rezultuar se personat e pretenduar nga Nuhu nuk kanë qenë të pranishëm në datën 21 korrik në ambientet e policisë së Fushë Krujës.

Nuhu akuzoi se është kërcënuar me jetë në zyrën e tij në prani të deputetëve Taulant Balla dhe Rrahman Rraja, për të liruar nga arrestui djalin e tij të fundit i cili ishte paditur nga ish e dashura Xhisiela Maloku, për ushtrim dhune.

Deklarata e drejtoreshës së SHÇBA, Anila Trimi:
Jam sot këtu para jush për t?ju bërë me dije se SHÇBA ka filluar dhe është ne vijim të një hetimi të thellë dhe të detajuar të të gjitha pretendimeve dhe deklaratave të bëra publike nga ish-punonjësi i Policisë së Shtetit Emiljano Nuhu, të bëra publike nëpërmjet një interviste të transmetuar në media.

Në përmbushje të detyrave institucionale, SHÇBA monitoron ligjshmërinë e të gjitha veprimeve apo mosveprimeve të punonjësve të Policisë së Shtetit gjatë ushtrimit të detyrës.

Menjëherë me transmetimin në media të pretendimeve dhe deklaratave të ish-punonjësit Nuhu, SHÇBA krijoi një grup hetimor të posacëm të drejtuar nga unë, si Drejtor i Përgjithshëm, Altin Curri, shef i sektori ne Drejtorinë e Përgjithshme të SHÇBA, Arben Frasheri Drejtor i SHÇBA Tiranë, Fatos Balla, Shefi i Sektorit te Hetimit SHÇBA Tirane dhe Melsi Agolli Shefi i Sektorit SHÇBA Durrës

Recommended