Ora News - Banorët e Baldushkut padi bashkisë së Tiranës: Duan të na shembin shtëpitë

  • 3 years ago
#rtvora #rtvoranews

Disa banorë nga fshati Mustafa Kocaj i Baldushkut, kanë dorëzuar një kallëzim penal në lidhje me shembjen e banesave të tyre.

Banorët thonë se e bashkia e Tiranës ka paralajmëruar se do shembë banesat e tyre për ndërtimin e shtëpitë e te prekurve nga tërmeti.

?Jemi nga qendra administrative Baldushk, fshati Mustafa Kocaj. Me qindra mijëra vjeçare shtëpitë e ndërtuara, prej dy muajsh shohim te magazinat që kanë bërë matje, nuk na kanë thënë se kush janë. Sot kanë ardhur dhe i kanë shembur magazinat. Na kanë thënë se do i?u prishim edhe banesat nëse nuk i keni me letra. Nga Bashkia e Tiranës. Shtëpitë tona janë bërë që nga koha e diktaturës, një pjesë janë për legalizim prej 6 vitesh. Jemi banorë autoktonë, jemi në trojet tona. Duan të na nxjerrin jashtë për të bërë banesat për të prekurit nga tërmeti?, shprehen ata.

Banorët thanë se sot patën një konflikt me policinë bashkiake, dhe u thanë se nesër do u shembin banesat.

Sipas tyre do sillen 30 banorë, dhe do largohen 30 familje me 100 banorë nga zona ku jetojnë.

?Ne nuk jemi dakord. Jemi zënë me policinë bashkiake sot, na thanë nesër do i?u shembim banesat. Kemi ardhur të bëjmë kallëzim në polici. Nuk e di se çfarë do bëhet me ne. Nuk na lajmërojnë por vijnë si hajdutë dhe prishin. Jemi në hall të madh, nuk dimë se çfarë të bëjmë. Nuk na i shembi tërmeti, do të na i shembi qeveria. Jemi 30 familje, me 100 banorë. Do sjelli 30 banorë, do heqë 100 banorë nga lagja. U ka dhënë shtëpia atyre që kanë shtëpia 3-4 katëshe dhe duan t?i sjellin atje, dhe i kanë detyruar njerëzit të firmosin me zor?, thanë banorët e revoltuar.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/banoret-e-baldushkut-padi-bashkise-se-tiranes-duan-te-na-shembin-shtepite/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended