Ora News - Banorët e "Astirit" protestë para policisë së Tiranës, shkelmohet dera

  • 5 years ago
#rtvora #oranews

Policia ka arrestuar tre banorët e Unazës së Re, pas ndryshimeve të Kodit Penal pasi bllokuan rrugën në protestën e organizuar pasditen e djeshme, e cila vijon prej një viti. Familjarët e tyre u ngritën në protestë, ndërsa nuk munguan incidentet para Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Ndryshimet e reja në kodin penal, ku për bllokim të akseve rrugore dënohesh deri në 3 vite burg, duket se do të nisin të implementohen mbi banorët e Unazës së Re.

Ilir Katiraj, Gramoz Shehu dhe Skënder Doda, si çdo pasdite në 12 muajt e fundit dolën në protestë duke bllokuar qarkullimin për 60 minuta, por sot në mëngjes ata u përballen me prangat e policisë, ndërsa do të jetë gjykata që do të vlerësoi masën për ta.

Avokati: Kanë kryer arrestim në flagrancë në mënyrë të paligjshme. Vazhdojnë të njëjtat akuza.

Ky moment ka sjellë tensionimin e banorëve të Unazës së Re, të cilët protestuan para Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Tiranës, ku nuk kanë munguar dhe konfrontimet.

Në mbështetje të banorëve kishte edhe ish-deputetë të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Balliu: Unë nuk di të them se çfarë do të ndodhë, por di të them që gjithçka ndodh. Është faji i tij se erdhi ai ti provokojë. Kanë 12 muaj banorët e Unazës së Re që kërkojnë dialog me qeverinë. Të ulen, ta zgjidhin këtë problem, të flasin dhe vazhdojnë punën.

Braimllari: Edi Rama dhe Damian Gjiknuri sot duhet të ishin para drejtësisë sepse janë ata që kanë zhvilluar aferën më të madhe korruptive te Unaza e Re.

Pas rreth dy orësh protestë, banorët e Unazës së Re u larguan, duke theksuar se pasdite ata do të ngrihen sërish në protestë duke bllokuar rrugën.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/shoqerohen-ne-polici-dy-banore-te-unazes-se-re

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended