Top News - Konfrontimi me Turqinë / Greqia shton shpenzimet ushtarake

  • 3 years ago
Greqia po hap portofolin e gatshme të rrisë ndjeshëm shpenzimet ushtarake në mesin e tensioneve me Turqinë. Pavarësisht recesionit të thellë që shkaktoi kriza e koronavirusit dhe një deficit buxhetor në rritje, Athina vendosi që është koha për të vepruar. Në listën e blerjeve të kryeministrit Kyriakos Mitsotakis ka fregata, silurë dhe helikopterë. Franca, që I ka dhënë Athinës mbështetje politike dhe ushtarake në konfrontimin e saj me Ankaranë, do të jetë përfituesja kryesore. Një marrëveshje mes dy vendeve ishte në rend dite që kur Mitsotakis u takua me Presidentin Francez Emmanuel Macron në Korsikë përpara samitit të liderëve të Mesdheut. Por edhe aleatë të tjerë kyc ka të ngjarë të përfitojnë gjithashtu nga planet që pritet të rrisin shpenzimet ushtarake grek me rreth 10 miliardë euro gjatë 10 viteve të ardhshme, sipas zyrtarëve vendas. Rreth 1.5 miliardë euro do të shpenzohen për armë dhe pajisje në muajt e ardhshëm dhe shumica e tyre do të vijnë nga lëshimi tani vonë I bonove 10 vjecare. ? Torta do të ndahet, sepse Greqia gjithmonë bën diplomaci mbrojtëse," tha një zyrtar i lartë grek. "Por pjesa më e madhe do t'i jepet Francës, në mënyrë që të konsolidojë bashkëpunimin me të përmes stërvitjesh të përbashkëta ushtarake?. Ankaraja sakaq I akuzoi vendet e BE-së se po anojnë "verbërisht" në drejtimin e anëtareve të bllokut, Greqisë dhe Qipros, e I bëri thirrje ta braktisë këtë politikë. Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme turke, Hami Aksoy, gjithashtu i kërkoi Greqisë të kontribojë në uljen e tensioneve duke mbështetur një iniciativë të NATO-s që synon të zvogëlojë rrezikun e një konflikti të armatosur në det.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Turkey#Greece#TopChannel

Recommended