Top News - Greqia nxit BE/ Sanksione të rrepta për Turqinë

  • 3 years ago
Në kohën kur në selinë e Nato-s bëhen përpjekje për të përafruar qëndrimet mes palëve, Greqia i kërkoi Bashkimi Europian t`I vendosë Turqisë sanksione të ashpra, nëse nuk largon anijet eksploruese dhe ato ushtarake nga ujrat pranë Qipros. ? Sanksionet duhet ta ushtrojnë një presion të tillë qoftë edhe për një kohë të caktuar, por të jenë të forta në mënyrë që të dërgojnë mesazhin se Europa është këtu për të negocjuar, por është gjithashtu edhe për të mbrojtur vlerat e saj?, tha zëvëndesministri i jashtëm grek Miltiadis Varvitsiotis. Përpara tij, edhe vetë shefi I ekzekutivit kishte bërë një thirrje të ngjashme. Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis tha se BE-ja duhet të vendosë sanksione "me peshë" ndaj Turqisë. ? Dy vendet?, u shpreh ai, ?kanë nevojë për dialog, "por jo nën kërcënimin e armëve". Mosmarrëveshjet në Mesdheun lindor i kanë vonuar sanksionet e Bashkimit Evropian ndaj Bjellorusisë, ndërkohë që janë shtuar edhe tensionet midis Turqisë dhe Francës, të cilat kanë mosmarrëveshje në një mori fushash. Krerët e bllokut europian do të takohen në 24 dhe 25 shtator për të diskutuar mbi këto çështje.
Pamjet: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Turqia#BE#TopChannel

Recommended