Top News - GJKKO pushon hetimet/ Për ish-kryetarin e Bashkisë Has

  • 3 years ago
Gjykata e Korrupsionit dhe e Krimit të Organizuar vendosi pushimin e akuzës për ish-kryetarin e Bashkisë Has, Adem Lala dhe noteres Farie Deri.

Ata ishin nën hetim nga SPAK për shpërdorim detyre për shitjen e një banese në Krum të Hasit. Ndërkohë avokati Laurent Thomollari deklaroi se akuza ishte sajuar pa asnjë provë për klientët e tij.
Burimet nga tch thanë se gjykata e posaçme u shpreh se nuk ekziston fakti penal. Vendimi u shpall në seancën paraprake , pasi SPAK e dorëzoi Lalën si të akuzuar për shpërdorim detyre lidhur me një praktikë shitblerjeje të një objekti me sipërfaqe 77 m2.

Avokati Përparim Boka që përfaqëson ish kryebashkiakun, i tha gazetares Anila Hoxha se hetimi nuk duhet të kishte nisur as nga prokuroria e Kukësit dhe as nga SPAK, sepse ishte e qartë që nuk kishte vepër pasi shitblerja nuk ishte realizuar, pasi vetë zyrtari Lala e anuloi këtë procedurë me një vendim të viti 2019.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#GJKKO#SPAK#TopChannel

Recommended