Lleshaj në Konispol: Diskutuam me Kryetarin e Bashkisë për…

  • 4 years ago
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, në kuadër të vizitës në jug të vendit, zhvilloi një takim në Bashkinë e Konispolit. Ai u prit nga Kryetari i Bashkisë Shuaip Beqiri dhe morën pjesë në takim Prefekti Flamur Mamaj, deputeti Andrea Marto, Drejtori i PSH Ardi Veliu dhe të zgjedhur lokalë.


Në këtë bashki, prej 1 viti është hapur një zyrë aplikimi për dokumentet biometrike, që i shërben një komuniteti prej mijëra banorësh, të cilët udhëtonin deri në Sarandë për t?u pajisur me pasaporta apo ID karta.

Prononcimi i ministrit Lleshaj:

Në kuadër të vizitës në Sarandë, mbërritëm edhe në Konispol, për të parë punën që bëhet në këtë Bashki, në funksion të sigurisë, çështjeve të brendshme, shërbimit ndaj komunitetit.

Shoh me kënaqësi që janë marrë masa të mira. Së pari, ne vizituam zyrën e aplikimit për karta dhe pasaporta, e cila funksionon tashmë prej një viti me efektivitet të plotë, duke ofruar mundësi të mira për qytetarët e kësaj zonë, që detyroheshin të merrin udhë të gjatë për të bërë aplikimin.

Kjo tashmë nuk është e nevojshme sepse aplikimin e bëjnë këtu.

I ftoj qytetarët që duke zbatuar masat e sigurisë në kushtet e pandemisë të vazhdojnë aplikimin, ndonëse qeveria e ka zgjatur afatin e vlefshmërisë së kartave dhe pasaportave deri në fund të vitit, me qëllim që t?u vihen në shërbim qytetarëve. Megjithatë zyra është e hapur dhe duhet të funksionojë dhe duhet të shfrytëzohet.

Ndërkohë që diskutuam me Kryetarin e Bashkisë dhe me autoritet e tjera të Bashkisë, drejtuesit e Policisë për çështjet që kanë të bëjnë me rritjen e parametrave të sigurisë publike në këtë Bashki dhe në zonat në përgjithësi.

Shohim me kënaqësi që niveli i sigurisë në Konispol, është në parametra të kënaqshëm, madje më mirë sesa në zona të tjera.

Kemi lënë detyra dhe do ta ndjekim në vijueshmëri zbatimin e tyre, sa i përket rritjes së forcës goditëse dhe parandaluese të Policisë në raport me krimin, duke u fokusuar tek krimi i rrugës, ose krimet e vogla që quhen, por që sjellin pasoja të mëdha, siç janë vjedhjet, këtu më pak, por në Bashkitë fqinje më shumë.

Kemi ndërmend që këto detyra t?i ndjekim në vijueshmëri me qëllim që ta rritim sa të jetë e mundur më shumë, nivelin e sigurisë në këtë zonë, skaji jugor i Shqipërisë, që duhet të jetë po ashtu një nga modelet më të mira të saj.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel f...

Recommended