Top News - Mali i Zi nuk hapi kufirin, Serbia: S’keni vetëm ju det!

  • 4 years ago
Vendimi i Malit të Zi për të mos I hapur kufijtë me Serbinë ka shkaktuar zemërim në Beograd.


Ministrja serbe e transportit, Zorana Mihajlovic, tha se një hap i tille bie ndesh me parimet e lirisë së lëvizjes, mbi të cilat bazohet Bashkimi Europian, dhe se nuk i kontribuon marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë në rajon.

?Mali i Zi, në procesin e integrimit europian, ka përparuar më shumë se Serbia dhe disa vende të tjera të rajonit. Për këtë arsye, ai duhet të ishte shembull për të tjerët. Por, në vend të kësaj, midis njerëzve krijohen artificialisht barriera?, tha Mihajllovic sipas REL.

?Ky vendim e thotë qartë se jo vetëm Mali i Zi ka det dhe unë besoj se qytetarët tanë do ta kuptojnë këtë mesazh?, shtoi ministrja. Të hënën, qeveria malazeze bëri të ditur se me cilat vende do t?i rihapë kufijtë pasi vendi e shpalli të mbyllur pandeminë e koronavirusit.

Në mesin e tyre janë: Kroacia, Sllovenia, Austria, Gjermania, Polonia, Shqipëria dhe Greqia, me të cilat kufijtë do të rihapen në ditët e para të qershorit. Sipas autoriteteve malazeze,këto vende i kanë plotësuar kushtet e duhura epidemiologjike të Institutit të Shëndetit Publik, që do të thotë se kanë përkatësisht deri në 25 të infektuar me koronavirus në 100,000 banorë.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Montenegro#Serbia#TopChannel

Recommended