Ora News – Tusk takim me Ramën: Ju keni vetëm miq ne Bruksel

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim në Bruksel me Presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk. Ky i fundit ka vlerësuar reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare duke theksuar se Shqipëria ka vetëm miq në Bruksel.

Tusk: Ju faleminderit shumë për vizitën tuaj dhe pikësëpari, ju faleminderit për mirëkuptimin, i dashur Kryeministër, i dashur Edi. Jam vërtet i lumtur t?ju shoh këtu, pasi siç e dini jemi në të njëjtën anë. Për mua është vërtet e rëndësishme që të jem sa më i hapur, i sinqertë dhe pozitiv të jetë e mundur me ju dhe me të gjithë miqtë e mi shqiptarë. Kjo nënkupton gjithashtu se bashkëpunimi ynë, bisedimet tona sot dhe në të ardhmen ishin mbi bashkëpunimin e ardhshëm dhe të ardhmen evropiane. Siç e dini, keni vetëm miq këtu në Bruksel. Të jeni i bindur që këtu në Këshillin Evropian mund të jeni të sigurt për mbështetjen dhe përpjekjet tona.

Dua të rikonfirmoj se ne e vlerësojmë vërtet procesin tuaj të thellë dhe mjaft të guximshëm të reformave.

Ju jeni një nga shembujt më të mirë në rajon të kësaj ambicieje evropiane dhe të kësaj ëndrre evropiane.

Ju faleminderit.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/tusk-takim-me-ramen-ju-keni-vetem-miq-ne-bruksel

Recommended