Wake Up/ "Unë qaj shqip në ҫdo vend të botës", video e artistëve shqiptarë

  • 4 years ago
Adel Lami, balerina e njohur shqiptare e cila jeton në New York, pak ditë më parë ka publikuar në rrjetet e saj sociale një video interesante të titulluar "Unë qaj shqip në ?do vend të botës". Bëhet fjalë për një koreografi emocionuese të Adel dhe disa miqve të saj balerinë që jetojnë në vende të ndryshme të botës. Ata kanë interpretuar secili nga një pjesë të ndryshme baleti, me maska në fytyrë për të ilustruar edhe situatën në të cilën jemi prej disa muajsh. Adel disa muaj më parë ishte në Tiranë dhe sapo ne hymë në izolim ajo u kthye në New York, aty ku jeton prej disa vitesh. Balerina e njohur shqiptare kishte disa aktivitete ku do të merrte pjesë, të cilat me siguri janë shtyrë për një moment të dytë. Adel pëlqen që të jetë gjithmonë në qendër të vëmendjes dhe këtë gjë e ka arritur jo vetëm me punën dhe performancat e saj por edhe me look-un të cilit i kushton vëmendje maksimale e nuk ka pandemi që e ndalon.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel

Recommended