Ora News - Lotët e Romela Begaj: Jam e pastër, dënohem se vij nga një vend i botës së 3-të

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në lot me flamurin shqiptar në një krah dhe librin e shenjtë të myslymanëve, Kuranin, në anën tjetër, Romela Begaj pasi rezultoi pozitive edhe në analizat B, u betua se nuk ka përdorur asnjë substancë të ndaluar gjatë kampionatit botëror dhe se cdo medalje e ka marrë me gjak, jo me mashtrim.

Peshëngritsja me zërin që i dridhej tha se po ndëshkohet vetëm e vetëm sepse vjen nga një vend i botës së 3-të.

Begaj: "Unë jam kampionia e botës, shqiptare dhe sportiste që ka mundur një botë me pastërti dhe jo me mashtrim. Unë asnjë dhe askënd të çdo lloj shteti nuk kam frikë dhe në 12 të natës të çohem, unë prap do t'i mund. Më vjen keq që jemi bota e tretë dhe kam mundur botën e parë."

Begaj u shpreh e hapur për këdo që dëshiron të vërtetojë nëse ajo ka përdorur substanca të ndaluara.

Begaj: "Mos merrni pjesë në një krim dhe do të merrni guximin për të më akuzuar pa prova dhe jo me racizëm ju lutem. Kam qenë e gatshme dhe do të jem e gatshme deri ditën e fundit dhe i them cdokujt të vijnë të më marrin, të më bëjnë cdo lloj analize, jam e gatshme. Nuk i trembem askujt."

Peshëngritsja shqiptare akuzoi edhe instancat shtetërore për neglizhencë dhe jo mbështetje kundrejt padrejtësisë që po i shkaktojnë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/lotet-e-romela-begaj-jam-e-paster-denohem-se-vij-nga-nje-vend-i-botes-se-3-te

Recommended