Berisha dhe kthimi ne piken kufitare Morine (14 Qershor 2000)

  • 4 years ago
Për herë të parë gjatë këtyre 10 viteve, ish Presidenti Berisha është detyruar të tërhiqet, të kthehet nga rruga e nisur, të bëjë një hap prapa. Përballë ushtarëve të KFOR-it në Morinë, kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, është detyruar të mos bëjë asnjë përpjekje për të kaluar kufirin. Nuk ka tentuar të përsërisë metodat e mitingjeve pa leje siç vepron rëndomtë në Tiranë, por është bindur të kthehet andej nga kishte ardhur bashkë me vargun e makinave që e shoqëronin.
Zoti Berisha këtë herë nuk ka ndjekur strategjinë e zakonshme sepse e ka kuptuar menjëherë se në Kosovë vepron ligji. Ushtarët e Urtunios nuk janë si policët shqiptarë dhe se urdhri i atij që drejton vendin nuk mund të shkelet nga askush. Së fundmi me gjithë problemet e shumta që mund të ketë, Kosova funksionon si një shtet normal ku qytetarët apo politikanët janë të detyruar të zbatojnë ligjin.
Politikisht e tërhequr nga vizita e shumëpërfolur në Kosovë, Sali Berisha ka humbur shumë pikë, por më shumë ai ka humbur pikë tek përkrahësit e tij të cilët kanë parë se doktori i tyre nuk qenka i pamposhtur. Që paska njerëz që i tregojnë atij vendin që i takon dhe se nuk tolerojnë askënd kur është fjala për respektimin e shtetit.
Militantët e Partisë Demokratike që brenda 24 orëve u nisën me zhurmë dhe u kthyen me kokën ulur, kanë përshpëritur me zë të ulët se doktori njeh dhe të tërhiqet dhe se në Shqipëri ai vazhdon sfidojë gjithkënd përsa kohë gjen shesh dhe bën përshesh.

Gazetare: Mirela Milori


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended