Top News - Pasaportat e skaduara/ Akti normativ në pikat kufitare

  • 4 years ago
Vetëm pak ditë më parë Qeveria përmes një akti normativ shtyu afatin e pasaportave biometrike. Për të gjithë ata qytetarë, pasaportat e të cilëve skadojnë deri në 31 dhjetor të vitit 2020 do të jenë të vlefshme. Pra, nëse një shqiptar ka një pasaportë që skadon në çdo datë të muajve të mbetur, apo edhe më pare, deri në fund të vitit do të marrë shërbim. Ky lajm është mirëpritur, por ka pasur edhe reagime. Ata që më së shumti kanë kërkuar shpjegime janë emigrantët shqiptarë, të cilët duan të dinë nëse është informuar apo jo sistemi ndërkombëtar për këtë akt normativ.
Madje, emigrantët kërkojnë të dinë, nëse informimi përfshin vetëm pikat kufitare, apo ka vlefshmëri edhe në banka, deklarimet tatimore, transaksionet bankare e të tjera.

Burime nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit bëjnë me dije se brenda kësaj jave udhëzimet përkatëse do të jenë në të gjitha pikat kufitare tokësore, detare dhe ajrore. Por, ajo që duhet të dinë emigrantët është fakti se mund të vijnë në Shqipëri me pasaportë të skaduar, por nuk mund të kthehen nëse nuk kanë një të re. Ndërsa për ata që pasaporta u ka skaduar në vendin ku jetojnë dhe punojnë do të marrin të gjitha shërbimet e atjeshme.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Pasaportat#PoliciaShtetit#TopChannel

Recommended