Vangjush Dako: Astrit Avdyli eshte simpatizant i PS

  • 5 years ago
Vangjush Dako ka deklaruar se Astrit Avdylaj është simpatizant i Partisë Socialiste. I ftuar në emisionin "Opinion" në Tv Klan, kryebashkiaku i Durrësit pranoi publikisht se e njeh Astrit Avdylajn, por deri në vitin 2016 nuk e ka takuar asnjëherë personalisht.

"Nuk e kam njohur kurrë Astrit Avdylajn. Deri në vitin 2016 nuk e kam njohur ndonjëherë fizikisht. Pas vitit 2016 e kam njohur siç njoh shumë njerëz në atë qytet. E di që ka qenë i dënuar. Është simpatizant i shpallur për të mbështetur Partinë Socialiaste. Nuk është me tesër. Është vetëm simpatizant i Partisë Socialiste në këto zgjedhje.

Keni 4 Avdylaj atje, dhe po t'i ndajmë secilin, Jasim Avdyli ka qenë mbështetës i Agron Dukës i Partisë Demokratike. Astrit Avdyli ka qenë mbështetës për të fituar Partia Socialiste. Unë di historinë e çdo qytetari të Durrësit. Ata kërkojnë të mbështesin në fushatë për të fituar", deklaroi kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.

Në disa audio-përgjime të Prokurorisë shqiptare të publikuara nga gazeta gjermane "Bild", Vangjush Dako bisedon në telefon me Astrit Avdylajn. Kurse, vetë Dako në emisionin "Opinion" mohoi se personi me të cilin flet në telefon të jetë Astrit Avdyli, por një person tjetër të cilin refuzoi që ta identifikonte. Por, në përgjimet e nisura nga Prokuroria para më shumë se dy vitesh ishte vendosur numri i Astrit Avdylajt, dhe në rrjetë kishin rënë persona të tjerë që kontaktonin me Avdylin.

Recommended