Vangjush Dako: Ne telefonaten e pergjuar nuk eshte Astrit Avdyli ai qe flet me mua

  • 5 years ago
Kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako flet një ditë pas publikimeve të reja të audio-përgjimeve për dosjen "339". I ftuar në emisionin "Opinion" në Tv Klan, Vangjush Dako mohoi publikisht që në telefonatën e përgjuar, personi me të cilin bisedon nuk është Astrit Avdyli, por një person tjetër, të cilin refuzoi që ta emëronte.

"Vetë flet, vetë po përgjigjesh, si Astrit Avdyli. Unë nuk jam duke folur me Astrit Avdylin aty. Gjeje ti me kë jam duke folur. Me Astrit Avdylin nuk jam duke folur, këta ta sfidoj këtu. Nëse është e vërtetë që unë jam duke folur me Astrit Avdylin....kaq di të them. Kjo tregon që një mëndje e hollë e ka manipuluar për të krijuar lidhjen me 5 telefonatat e tjera. Pra futet Astrit Avdyli, tek të 5-ta është Astrit Avdyli, tek e 6-ta me mua nuk është Astrit Avdyli. Jam duke folur me person tjetër, nuk ta them personin", u shpreh Vangjush Dako.

Por gazetari Blendi Fevziu ndërhyri duke thënë se personi që është vënë në përgjim nga Prokuroria është Astrit Avdyli. Sërish kryebashkiaku Vangjush Dako mohoi që personi me të cilin komunikon të jetë Astrit Avdyli, duke u shprehur se "mund të ketë gabuar Prokuroria".

Recommended