Ora News - 39-vjetori i revolucionit iranian, kujtohet në një ceremoni nga Ambasada në Tiranë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Me rastin e 39-të vjetorit të revolucionit islamik iranian, përfaqësuesi diplomatik i Teheranit në vendin tonë organizoi një pritje ku morën pjesë zyrtarë të qeverisë shqiptare, ambasadorë dhe personalitete të tjera nga fusha e diplomacisë.

Gjatë fjalës së mbajtur përpara të pranishmëve ambasadori iranian u shpreh se firmosja e marrëveshjes bërthamore por edhe një sër lëvizjesh të tjera provojnë se Irani ka vullnet pozitiv për të zgjidhur çështje problematike në arenën ndërkombëtare.

Më tej ambasadori ka përmendur edhe progreset që vendi i tij ka shënuar në fushën e ekonomisë, arsimit, shkencës dhe shëndetësisë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/39-vjetori-i-revolucionit-iranian-kujtohet-ne-nje-ceremoni-nga-ambasada-ne-tirane

Recommended