Report Tv-Përkujtohet një vjetori i ndarjes nga jeta të Alessandro Leogrande

  • 6 years ago
Shkrimtari italian Alessandro Leogrande, i cili ka dhënë një kontribut të madh gjatë jetës së tij për emigrantët shqiptarë, duke sjellë disa herë në qendër të vëmendjes jetën e tyre, sidomos datën 28 mars të vitit 1997, anijen Katër i Radës nisur nga Vlora me rreth 120 gra, burra dhe fëmijë, pas përplasjes me anijen e marinës italiane, që mbeten në ngushticën e Otrantos, u përkujtua sot, një vit pas ndarjes nga jeta në Bibliotekën e Kryeministrisë.

Të pranishmit ishin botues dhe kolegë të shkrimtarit edhe gazetarit, që ka bërë disa udhëtime drejt qyteteve të Shqipërisë në Vlorë, Fier dhe zonat përreth për të takuar personazhet e romaneve të tij. Ata rrëfejnë se si e kanë njohur Leogranden nga afër.

Të njihje Alessandron ka qenë me të vërtetë një privilegj. Ishte një privilegj të flisje me të, ta takoje. Për ata që e kanë njohur, të shikosh edhe tani imazhet e tij ndodh diçka jo e zakontë, sepse në ato imazhe nuk është vetëm fotografia. Në ato imazhe është ai. Unë nuk e di nëse ju e gjeni veten në fotot tuaja, unë jo. Edhe kjo më ndodh edhe teksa shoh fotot e miqve, mirëpo teksa shikon fotot e Alessandros, e kupton, aty është ai. Ka tek ai diçka më shumë. Dhe ta njihje atë do të thoshte të kapërceje një botë nga këndvështrimi gjeografik apo politik, social dhe kulturor.

Loredana Capone, Përgjegjësja kulturore e Rajonit Puglia

Këtë mëngjes vura re se rruga që mban emrin e Alessandros është rruga ku unë bëj jokking dhe kështu do të kem mundësi ta përshëndes çdo ditë. Alessandron unë e kam njohur në errësirë. Ishim në teatër në Kore. Dhe unë në një mbrëmje të vonë dola nga dhoma ime dhe nuk arrija të gjeja çelësin. Ishte errësirë totale! Në një moment u përplasa me dikë tjetër dhe po përpiqesha ta zhdramatizoja. Nuk e di nëse tjetri pati frikë, por unë po! Pyetja që i bëj vetes dhe sot është kjo aftësi për të rrëfyer dhe për të harmonizuar mendimin me fjalën, aftësia për të perifrazuar fjalën. Pyesja veten nëse kjo ishte meritë e shkollës italiane, apo është meritë e një njeriu si Alessandro. As sot nuk jam në gjendje ti përgjigjem kësaj pyetje.

Ylljet Aliçka, shkrimtari shqiptar

Recommended