Report TV - Kush është shkodrani që u vetëvra në zyrën e komisar Cukut

  • 7 years ago
25 vjeçari, Agim Daka, është personi që do vetëvritej në zyrën e Artan Cukun, në Drejtorinë e Policisë së Tiranës në 2005.

Kjo ngjarje është edhe pista ku policia e shtetit ka përqendruar punën për zbardhjen e vrasjes së ish-drejtorit të Policisë së Vlorës i cili u ekzekutua mbrëmjen e kësaj të shtunë pranë pallatit të tij në Tiranë.

Vëllai i tij, Bujar Daka ishte arratisur nga burgu në Shkodrës, ndërsa në 2005 ndalohet në Tiranë Agim Daka për shkak të ngjashmërisë me të vëllanë.

Gjatë marrjes në pyetje, Agim Daka, në kushtet e depresionit, i rrëmben armën nga brezi Shefi të Krimeve Artan Cuku dhe qëllon veten në kokë. Ai humb jetën në vend, ndërsa hetimet u mbyllën dhe ekspertiza konstatoi se Daka kishte vrarë veten.

Recommended