Momente nga shoqërimi i gazetarit të Report TV, kush është polici që 'bën të fortin'

  • 4 years ago
Gazetari i Report Tv Elvis Hila u shoqëruar ditën e sotme gjatë kohës që po bënte detyrën e tij, ku po regjistronte përplasjet mes policisë dhe pronarëve që kundërshtonin prishjen e objekteve të tyre në zonën e Shëngjinit.

Në momentin e filmimit, kur policia po përplasej me një grua, pronare e një nga objekteve për t'u prishur, shefi i Rendit në komisariatin e policisë Lezhë, Agron Qullhaje i ka marrë telefonin dhe e kanë shoqëruar forcërisht gazetarin Elvis Hila, pa i dhënë sqarime se pse po e bënte këtë veprim.

Kjo ngjarje është filmuar nga kolegu i gazetarit Hila që ndodhej në vendin e ngjarjes, ku gjithashtu i kërkon arsyen e shoqërimit të tij.

Recommended