Meta dhe Rama takojne Kombetaren para ndeshjes me Greqine - (11 Tetor 2000)

  • 3 years ago
Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Pas pak orësh nis sfida e madhe ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë, në futboll. Megjithëse ndeshja fillon në orën 19, sportdashësit kanë nisur të zënë vend në shkallët e stadiumit ?Qemal Stafa?. 20 mijë tifozë, pritet të inkurajojnë sot kuq e zinjtë e Zhegës, në derbin për eliminatoret e botërorit 2002.

Ky takim për veçoritë e marrëdhënieve mes dy vendeve, i kalon përmasat e një ndeshje të thjesht futbolli. Kapiteni Rudi Vata është shprehur se ekipi ynë synon fitoren për t?i bërë të ndihen krenar 500 mijë emigrantët tanë në Greqi dhe mijëra familjet e tyre në Shqipëri. ?Fitorja jonë do të jetë një fitore për kombin?, deklarojnë futbollistët.

Takimet e fundit në Athinë dhe Tiranë, mes dy ekipeve tona, janë shndërruar në manifestime të vërteta nacionalizmi. Në rast fitoreje, për herë të parë në historinë e sportit shqiptarë çdo futbollisti i është premtuar një premio prej 10 mijë dollarësh. Formacioni ynë ka sot edhe inkurajimin e krerëve të shtetit, qeverisë dhe politikës shqiptare./tvklan.al


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended