Kërkohen shtretër për të sëmurët - News, Lajme - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Autoritetet shëndetësore në Kosovë e konsiderojnë të rënduar situatën e shkaktuar nga koronavirusi ndërsa vendi po përballet edhe me pakësim të kapaciteteve spitalore. Për këtë arsye, qeveria e Kosovës do të shfrytëzojë edhe hapësirat e spitalit ushtarak.Ndërkohë, presidenti Hashim Thaci gjatë një vizite në qëndrën spitalore universitare garantoi mbështetje ndaj të gjitha institucioneve përgjegjëse, për tejkalimin e krizës shëndetësore.Ndërkohë në Maqedoninë e Veriut, 5 pacientë e kanë humbur betejën me sëmundjen. Në rreth 1500 testime të kryera, 102 prej tyre kanë rezultuar pozitivë. Prej ditësh tashmë, autoritetet përballen me qindra raste të mosmbajtjes së maskës e cila është e detyruar në ambiente të mbyllura.Edhe në vendet e tjera të rajonit ka patur shtim të rasteve të reja me koronavirus.

Recommended