Lamtumirë Moikom Zeqo! Studiuesi dhe shkrimtari ndërroi jetë në moshën 71-vjeçare

  • 4 years ago
Erdha në një ndër vendet ku më së shumti takohesha me profesor Moikomin. Eruditi u shua mëngjesin e hershëm të kësaj të hëne, pasi vuante nga sëmundje e gjatë që rrënoi trupin e tij.


Por trashëgimia e tij është e madhe. Ai na la pas 60 botime të vetat, gjithmonë me kritikën e tij, me shpirtin e tij të gjerë, me njohuritë e tij të thella, me luftën që ai bëri në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, patjetër që humbja e tij është nje humbje e madhe për kulturën dhe letrat shqipe.

Krijimtaria e tij kryesore është poezia. Poezia e kërkimit te tij shpirtëror. Ajo që e shoqëroi deri në çastet e fundit. Si një urë që nuk shuhet e komenton miku i tij Faslli Haliti.

?Të gjithë do ta kujtojmë si një njeri me dinamikë të jashtëzakonshme. Ishte njeri që interesohej për gjithçka. Ishte një respektues i madh. Ai respektonte Dhimitër Shutëriqin, Dritëro Agollin. Shkonte takonte Lasgush Poradecin?, shprehet Faslli Haliti.

?Ai ishte një njeri që u mundua te bente bashke disa tipologji. Nëse ai shkruan për Onufrin merret me imazhet qe përcjell figura e tij. Apo ajo e Naim Frashërit, Jeronim de Rades, Migjenit. Dhe së fundmi Lasgush Poradecit?, thotë Dorian Koci.

Përveç kontributit të tij për monografinë e autorëve të rëndësishëm shqiptarë, publicistikës së tij, profesor Zeqo ishte një zë krijues edhe për letërsinë, artet figurative dhe kinemanë.

?Të gjithë kujtimet e tij i mbaj mend. Ardhjen në Lushnje kur më kishin dënuar. Do te kujtoj shpirtin e tij të gjerë?, tha Faslli Haliti.

?Ai mbetet një ndër prijësit e republikes sonë të letrave dhe poezisë?, shprehet Koci.

Moikom Zeqo mbajti disa detyra të larta shtetërore dhe figura e mendimtarit ishte identiteti i këtij eruditi.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#MoikomZeqo#Eruditi#TopChannel

Recommended