Spak kunder pergjimeve te policise - News, Lajme - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prokuroria e poscme anti-korrupsion ka kundërshtuar propozimet per ndryshimin e ligjit, që i jep të drejtë policisë se shtetit të kryejë përgjime pa miratimin e organit të akuzës. Në një opinion dërguar komisionit të ligjeve, për ngritjen e komitetit antikrim në varësi të ministrit të Brendshëm, SPAK vëren se drafti bie në kundërshtim me kushtetutën.SPAK?Përfshirja në këtë komitet e prokurorit të përgjithshëm dhe drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme është në kundërshtim me kushtetutën dhe aktet ligjore në fuqi. Prokurori i përgjithshëm dhe drejtuesi i SPAK janë funksione të parashikuara në kushtetutë, si të pavarur nga ekzekutivi?SPAK ka sqaruar se dhënia e të drejtës së përgjimit punonjësit të policise pa miratimin e gjykatës dhe mospërcaktimi i qartë se cfarë vlere konkrete do të kenë faktet nga policia e shtetit, konsiderohet si shkelje serioze e lirive dhe të drejtave të njeriut.Ne dokument argumentohet se nuk ka një mekanizëm kontrollues mbi policinë, apo një referencë mbështetëse nga vendet e BE-së.Ndërkohë më herët edhe Prokuroria e Përgjithshme është shprehur kundër nismës dhe sugjeron mosmiratimin e projektligjit.

Recommended