Aksioni blic i FNSH në Sarandë, 'shqyhet' dera për të kapur të kërkuarin, shoqërohen 10 të tjerë

  • 5 years ago
Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Fierit ka kryer mesditën e sotme operacione në qytetin e Sarandës dhe Gjirokastrës, ku deri më tani numri i të shoqëruarve është 10, me akuzën për 'trafik ndërkombëtar droge'. Operacioni vijon ende dhe aktualisht, policë të maskuar kanë rrethuar një bllok banesash në lagjen numër 5, të qytetit të Sarandës. Në një prej banesave është bërë e mundur kontrolli brenda, vetëm pas përdorimit të forcës. Thirrjeve të policisë, nuk i është përgjigjur askush, çka ka detyruar FNSH të shkatërrojë derën duke i rënë me vare, por personi i cili kërkohej nuk është gjetur brenda.

Recommended