Rama në Përmet, qytetarja denoncon zyrtarët e LSI: Më kërkuan 50 milion lekë për licensën

  • 5 years ago
Në 2017 Sokol Dervishaj ka marrë 50 milionë lekë nga dy persona duke shitur licencat tona, cfarë kërkon doktoreshë Mona, më mori linjat e autobusit. Sot kërkoj që u rikthye prokuroria, të rikthehet të shikojë te Ministria e Transportit dhe të shikoj licencat tona, që mori 50 mln Sokol Dervishaj dhe bënte fushatë. I shkova Bahri Shaqirit, i thashë kam lënë burrin në shtëpi dhe është i paralizuar, më thoshte edhe mua më ka vdekur gruaja dhe i bëj shërbim djalit në Greqi. I thashë besoj do më kuptosh? Më tha; hidh paratë. Ku ti gjeja unë ato para për licencën, që punoi burri 25 vite dhe më tha rrit fëmijët, kërkoi licencën. Unë sot me shoqërinë time të autobusëve jemi në rrugë. Shkova te Ermal Topalli dhe mori 5 mln për një linjë Këlcyrë-Tiranë. Unë po denoncoj dhe zonja Moni (Monika Kryemadhi) le të më thërrasë në cdo stacion televiziv. Dhe ju i bëtë një telefonatë Sokol Dervishajt që të më priste në orën 6 të darkës për licencën që e mbajta 25 vite. Të mos i mbajnë licencat ata persona që i kanë blerë me lekë. Lutem që prokuroria që po krijohet, pasi deri dje ishte e korruptuar. Ne kemi shkuar në gjykatë, e fituam në apel, por sot jam në katër rrugët. Ata e kanë hedhur në administrative. Çfarë drejtësie kërkon Basha me zonjën doktoreshë?!

Recommended