Ora News - Shkollat pa ngrohje, nxënësit në klasë me xhupa dhe doreza

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Shkollat në bashkinë e Libohovës vuajnë mungesën e ngrohjes në këdo ditë dimri me temperatura të acarta. Përballë kësaj situate, nxënësit qëndrojnë në klasa të veshur me xhupa e doreza, ndërsa bashkia thotë se është përballë pamundësisë financiare për të ndërhyrë.

Mungesa e ngrohjes është problemi kryesor për nxënësit e shkollës ?11 shkurti? ne Libohovë.

Klasat ngrohen me reflektorë elektrike, por që nuk kanë asnjë rezultat përballë temperaturave të ulëta të janarit.

"Shumë e vështirë të zhvillohet mësimi në këto kushte. Në orën e mësimit ngrijmë"

Ndaj për nxënësve u mbetet të qëndrojnë në klasa veshur trashë, me doreza, kapuç e shall.

"Rrimë me xhupa dhe shalle"

Përballë kësaj situate, kryetarja e bashkisë Libohovë Luiza Mandi, thekson pamundësinë e njësisë vendore për të vendosur ngrohje në shkollë

Mandi: Ne e kemi projektin, por na mungon gjendja financiare

Ndërsa drejtoria e shkollës si zgjidhje kanë vendosur zhvillimin e orëve të shkurtuara në ditët me temperatura të ulta.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/shkollat-pa-ngrohje-nxenesit-ne-klase-me-xhupa-dhe-doreza

Recommended