Ora News - Rama ne Kuvend: Protesta i dha një shuplakë qeverisë, grusht opozitës

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ndërsa studentët vijojnë protestën, kryeministri Rama akuzon opozitën se po drejton protestën e studentëve.

Shefi i qeverisë refuzoi amendamentet e propozuara nga LSI, duke thënë se zgjidhja vjen vetëm me dialog mes qeverisë dhe studentëve.

Edi Rama: Studentët kanë të drejtë të na nxjerrin të gjithëve jashtë. Ndërkohë juve ju kanë nxjerrë jashtë se u detyruat të hidheni në ilegalitet dhe ta ndikoni protestën të maskuar. Tani për të mos humbur kohë. Dje janë formuar dhe organet e para të drejtësisë së re, KLP dhe KLGJ, pasi u krijuar dhe KED.

Ndërkohë që sa i përket propozimit të tyre nuk është çështje as proceduriale, as çështje buxheti që është te Presidenti, propozimet e tyre janë të refuzuara, sepse janë propozime të bëra për të mos u bërë kurrë. Leximi im i protestës së studentëve shumë shkurt. E para, protesta i dha një shuplakë qeverisë.

E dyta, protesta i dha një grusht opozitës. E treta, protesta i dha një shpresë shoqërisë. Shoqëria kërkon zgjidhje dhe nuk mund ta pranojë që zgjidhja mund të vijë me porosi nga Doktoresha e Shkencave Monika Kryemadhi, Profesor Lulzim Mziu, apo Profesor Qorri. Zgjidhja vjen me dialog, opozita kërkon vetëm bllokim të zgjidhjes sepse kërkon që të nxjerrë gështenjat nga zjarri duke futur studentët në qorr sokak.

Qeveria zgjidhjen e ka dhe do ta japë me dialog. Pse na duhet dialog? Ka një pikë aty që është vettingu i titujve. Ne kemi një zgjidhje si duhet bërë kjo. Duhet rënë dakord për planin. Një gjë di unë, brenda 6 muajve të ardhshëm, kryetarja e LSI do të jetë Doktoresha e parë e Skencave që do të heqë bluzën e doktorit dhe do të mbetet me çizmen e LSI.

LIVE/ Studentët tek Kuvendi: Nuk lëvizim që aty! Ne nuk kemi frikë!
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/rama-ne-kuvend-protesta-i-tha-nje-shuplake-qeverise-grusht-opozites

Recommended