Ora News - Përkujtohet në Lezhë 147-vjetori i lindjes së At Gjergj Fishtës

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në Lezhë u përkujtua 147-vjetori i lindjes së poetit, intelektualit dhe politikanit shqiptar At Gjergj Fishta.

Botuesi Frano Kulli, iu rikthye debatit mbi rikonstruksionin e munguar të shtëpisë së shumëpërfolur në fshatin Fishtë të Lezhës, e cila po shkon drejt degradimit.

Frano Kulli: "At Fishta ndodhet në kujtesën tonë përmes një akti aspak nderues. Shtëpia ku ai kaloi disa prej viteve të hershme të fëmijërisë së tij në Zadrimë është akoma në këmbë por e rrënuar."

Nën kryetarja e Bashkisë Lezhë Alfrida Marku, u shpreh se ditëlindja e "At Gjergj Fishtes" duhet të kujtohet çdo vit në nivel kombëtar, për vetë vlerat që figura e tij mbart.

Alfrida Marku: "Bashkia Lezhë ka treguar një angazhim mjaft serioz dhe të vazhdueshëm që 2 marsi të jetë festë kombëtare por nga ana tjetër datëlindja e Fishtës të kujtohet jo vetëm në nivel lokal por edhe kombëtar."

Artistë dhe nxënësit e shkollave përmes poezive të tij sollën në veprën dhe jetën e të ashtuquajturit 'Homeri shqiptar', por me veprimtari edhe përtej fushës së letrave.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/perkujtohet-ne-lezhe-147-vjetori-i-lindjes-se-gjergj-fishtes

Recommended