Qeveria kontroll koncesionarit të aeroportit të Rinasit, super norma e fitimi mbi 47%

  • 6 years ago
Qeveria shqiptare ka angazhuar një kompani private që të kryejë auditimin dhe të verifikojë gjendjen financiare të koncesionarit të Aeroportit të Rinasit. Kjo është kompania BDO me adresë në bulevardin ?Dëshmorët e Kombit?, Kullat Binjake, Kulla 2, Kati 7, Ap. 4 Tiranë.

Kjo kompani është shpallur fituese e garës së shpallur zyrtarisht nga Autoriteti i Aviacionit Civil për vlerësimin e pavarur ekonomik të kontratës koncesionare të lidhur që nga viti 2004 e deri më sot mes qeverisë shqiptare dhe kompanisë së huaj menaxhuese, por që është amenduar më pas duke hequr ekskluzivitetin që kishte ky subjekt mbi gjithë hapësirën shqiptare. Sipas dokumentave të tenderit, oferta e paraqitur, me një vlerë të përgjithshme prej 27.421.380 lekësh është identifikuar si oferta e suksesshme. Tani gjatë 40 ditëve do të kryhet auditimi.

Nga burime jozyrtare del se ministria e Financave dhe Ekonomisë i ka kërkuar kompanisë që operon në Rinas, që të kthejë mbrapsht paratë e dhëna në vitet e para të nënshkrimit të kontratës me vlerë 20 milionë euro, një detyrë që i lindte palës shtetërore për të ndihmuar përmes një kredie në kapitalin e shoqërisë me qëllim realizimin e investimeve. Me anë të këtyre fondeve koncesionari i Rinasit duhet të përmbushte disa pika në kontratë për të kryer investime në aeroport dhe zonës përreth aeroportit.

Recommended