Ora News - Shkodër, mbi 500 familje në Rrethina pa ujë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Janë mbi 500 familje të dy fshatrave në njësinë administrative Rrethina të Shkodrës, që këtë ritual e bëjnë çdo ditë duke përshkuar kilometra në këmbë.

Uji që mbushin janë të vetëdijshëm që nuk është i sigurt për konsum, por nuk kanë alternativë tjetër. Në çezmat e tyre ka vite që nuk mbërrin uji i ujësjellësit, e ato që kanë puse, po përballen në masë me thatësirën e gjatë që i ka shteruar.

Banori: Asnjë fije i sigurt. E përdorim për të larë.
-Tash 20 vjet që kam ra në Golem nuk ka pasur ujë.

Janë të zhgënjyer nga gënjeshtrat e pafundme që politika ju a ka sërvirur të gatshme në fushata elektorale, prandaj e kanë një paralajmërim për ta.

Atë që se bën shteti, e ka bërë ky banor që ka investuar vetë me të ardhurat personale për thellimin e pusit që furnizon fshatin.

Banori: Të njohur dhe të panjohur mbushin ujë këtu. Nuk i kam ndaluar pasi kam vuajtur vet.

Bashkia e Shkodrës ka qenë e pafuqishme të zgjidhë problematikën që ka kjo zonë, pasi mes saj dhe bashkisë Malësi e Madhe ka një konflikt të vjetër për burimin kryesor që furnizon këto fshatra, që është ujësjellësi i Rrjollit.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/shkoder-mbi-500-familje-ne-rrethina-pa-uje

Recommended