Sipërmarrësi i huaj në 'Rreze Dielli': Të rinjtë shqiptarë s’kanë pse largohen, vendi po zhvillohet

  • 6 years ago
Danyelle dhe Tristan Pollock, një çift sipërmarrësish amerikanë ishin sot në emisionin ?Rreze Dielli? në Report TV për të treguar mbi udhëtimin e tyre fantastik nëpër botë, ku vetëm në 5 muajt e fundit, ata kanë vizituar 20 shtete. Ndërsa janë ndalur në Shqipëri si pjesë e udhëtimit të, dy sipërmarrësit amerikanë kanë takuar dhjetra të rinj të përfshirë në ekosistemin e startup-eve të cilët kanë ide apo projekte interesante që mund të shndërrohen nesër në sipërmarrje të suksesshme.

Ka disa arsye pse zgjodhëm Shqipërinë në fakt. Kemi shumë miq që kishin vizituar Kroacinë dhe Greqinë, që konsiderohen si pikat më të bukura turistike, dhe ne thamë: Po ky vendi diku në mes, për të cilin nuk flasin dhe aq shumë. Duhet të ketë diçka interesante aty. Ndërkaq ne këtu po bashkëpunojmë me një program të quajtur Sëiss EP, kështuqë edhe po punojmë pak duke takuar sipërmarrës të rinj nga i gjithë vendi që kanë ide apo projekte interesante që duan ti zhvillojnë.

Danyelle Pollock, sipërmarrëse

Recommended