Astma, dyfishon numrin e te semureve

  • 6 years ago
Brenda 10 viteve, numri i të prekurve nga astma bronkiale është dyfishuar. Mjekët alergologë japin alarmin se rastet e reja po shtohen çdo ditë.

"Astma është një sëmundje madhore e cila prek gati 10-12 përqind të popullatës, në vende të caktuara. Në vende të caktuara kjo prevalencë shkon 4-5-6 përqind. "

Specialistët fajësojnë mjedisin ku jetojmë shtimin e rasteve.

"E para është ndryshimi i stilit të jetës, domethënë hermetizimi dhe largimi nga natyra na ka minimizuar infeksionet, por na ka shtuar alergjitë. E dyta është ndryshimi në stilin e ushqyerjes që gjithashtu ndikon. E treta është ndotja atmosferike".

Astma mund të identifikohet lehtësisht me anë të testeve laboratorike vetëm pas vitit të tretë të jetës. Ajo nuk shërohet plotësisht, por mund të mbahet nën kontroll duke mundësuar një jetesë normale për të sëmurin.

Recommended