Ora News – "Këshillat bashkiakë jashtë funksioni"

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Qendra për Çështjet e Informimit Publik, INFOÇIP ka bërë publike këtë të hënë gjetjet e studimit mbi ligjin për vetëqeverisjen vendore. Sipas Kryetarit të INFOÇIP Gerti Shella, Këshillat janë nxjerrë jashtë funksionit ligjor nga kryetarët e Bashkive, ndërsa shtroi nevojë për përmirësimin e këtij ligji.

Shella: Që ligji duhet ta ridefinojë rolin parësor të këshillit në konsultimet për këto plane dhe sigurisht edhe në raport me ndryshimin e pronësisë, rezulton që është absorbuar kjo praktikë nga kryetarët e bashkive. Pushteti qendror dhe dega e ekzekutivit të bashkisë nuk ka pse të uzurpojnë kompetencat e këshillit duke e detyruar këtë të fundit të japë vetëm një pëlqim formal.

Ndërsa Kryetari i Këshillit të qarkut Tiranë Adrin Dalipi nënvizioi se veprimtaria e këshillit bashkiak duhet të jetë transparente.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/shella-keshillat-bashkiake-jashte-funksionit