Identifikohen autorët e masakrës së Lushnjes

  • 6 years ago
Pamjet e kamerave të sigurisë së disa bizneseve ndihmuan policinë të identifikojë dhe shpallë në kërkim autoret e atentatit të së mërkurës në qendër të Lushnjës ku mbetën të vrarë Zamir Latifi e Jurgen Hoxha.

Atentatorët sipas policisë janë Laert Haxhiu dhe Orges Bilbili. Haxhiu rezulton person me të shkuar kriminale pasi është denuar me 35 vite burg per vrasjen e Gerti Salës i njohur si ?Iriqi?, në korrik të vitit 2011. Atij i faturohet edhe një tentativë vrasje në 2016-ën, por mbetet ende në arrati. Shenjat e ngjarjes së rëndë janë akoma të dukshme në qendër të qytetit.

Nga dëshmia e një personi që ka qenë në vendngjarje mësohet se njëri prej autorëve qëlloi nga brenda automjetit, ndërsa tjetri doli nga makina duke hapur zjarr me kallshnikov në lokalin ku ndodheshin Zaimi e Hoxha. Hetuesit dyshojnë se me autorët ka qenë edhe një person i tretë. Kjo pasi në makinën autorëve u gjetën tre automatikë ?Kallashnikov?.

Për llogari te hetimit është pyetur edhe Xhulio Shkurti. Ai ishte ndarë nga dy viktimat vetëm disa minuta para ngjarjes pasi kishte shkuar tek berberi jo shumë larg vendit të krimit. Grupi hetimor i ka kanalizuar hetimet në dy pista për atentatin mafioz ku mbetën të vrarë dy të rinjtë, si dhe u plagosën Marius Xhepexhiu e këmbësori Bujar Turku.

Kryesorja është ajo e një hakmarrje te mundshme nga Laert Haxhia, pistë e cila nuk i bind shumë hetuesit. Personat e përfshirë në këtë konflik janë me precedent penal në trafikun e lëndëve narkotike, kryesisht jashtë vendit në Hollandë dhe Itali. Mosmarrëveshtjet që dy grupet kanë patur per kontrollin dhe shitjen e lëndëve narkotike dyshohet se janë importuar në Shqipëri dhe mund të jetë një larje hesapesh mes tyre.

Recommended