Skip to playerSkip to main contentSkip to footer
  • 7/10/2017
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

LSI mbylli fushatën elektorale në Durrës. Në fjalën e tij, Ilir Meta deklaroi se me urdhër janë fikur skanerat për të kaluar kamionët me drogë nga Porti i Durrësit në drejtim të Italisë. Numri 1 i LSI-së, Petrit Vasili u tha qytetarëve se program që ata prezantojnë krijon vende të reja pune dhe më pak taksa për bisneset.
Nga Durrësi, Ilir Meta ju përgjigj flakë për flakë kryeministrit Rama, i cili tha se Porti i Durrësit është marrë peng nga LSI. Ai akuzoi se me urdhër janë fikur skanerat kur kalonin kamionë me drogë.
Meta: A nuk e di gjithë Durrësi se kush i fik skanerat e doganave kur kalon droga për në Itali. Askush nuk ka mbajtur përgjegjësi për këto akte mafioze.
Kryetari Petrit Vasili foli për programin e LSI-së, kur tha se i hap rrugë uljes së taksave dhe krijimit të vendeve të punës.
Vasili: 100 mijë vende të reja pune për mijëra të rinj që presin më në fund të kenë drejtimin e ri, i cili mendon dhe zgjidh problemin e tyre të madh që është papunësia.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/meta-jane-fikur-skanerat-per-te-kaluar-kamionet-me-droge/

Category

📺
TV

Recommended