http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vendimi i papritur i qeverisë për të ulur Tatimin mbi Vlerën e Shtuar në turizëm, në masën 6 % është vlerësuar pozitivisht nga komuniteti i biznesit. Sipas tyre, me këtë nivel, Shqipëria është konkurruese me vendet e rajonit, si dhe do të nisë investimet e mëdha në këtë sektor. Sipas të dhënave, në të gjithë vendin janë 3900 njësi akomoduese, hotele, motole apo bujtina, që do të përfitojnë nga ulja e TVSH. Për bizneset, kjo masë do të nxisë edhe formalizimin e tregut, i cili është i zhytur në informalitet. Ky vendim i qeverisë vjen në një moment kur jemi në prag të nisjes edhe të sezonit turistik. Por zbatimi i saj mbetet ende në dorë të institucioneve, për të plotësuar kuadrin ligjor. Sipërmarrësit apelojnë që ky vendim të gjejë zbatim këtë sezon veror.

Category
📺
TV