• 8 years ago
Andreja Gjinaj i arrestuar dy ditë më parë me akuzën e kultivimit dhe posedimit të bimëve narkotike dhe armëmbajtje pranon para hetuesve se sasia prej 2 ton kanabis është e tij duke sqaruar se ? e gjeta në breg të lumit Mat së bashku me armën afro një muaj më parë, më pas e mora dhe e vendosa në pronën që kisha marrë me qira?.

Gjinaj ka dëshmuar se arën ku u gjet kontenieri me 139 thasë kanabis e kish marrë me qira për të mbjellë aty perime, por ajo çka hetuesit gjetën ishte një sasi e madhe droge me peshën 2 ton.

Me akuzat e ngritura nga Prokuroria Mat dhe provat materiale drogë e armë automatik, gjykata caktoi ndaj Gjinaj masën e sigurisë arrest me burg, ndërsa ende në kërkim rezulton shtetasi S.D.

Report Tv ka siguruar dhe kontratën e qirasë me të cilën Gjinaj kishte marrë 5 mijë metra katrorë tokë arë prej qershorit 2016 nga shtetasi E.D me detyrimin e pagesës së 5 mijë lekëve në vit.

Tre ditë më parë Policia e Matit dhe Prokuroria gjatë kontrollit të territorit arritën të zbulojnë në fshatin Rreth Baze sasinë prej 2 ton e 70 kg kanabis të fshehur në tunelin e ish forcave ushtarake dhe në konte e ndodhur në arën e marrë më qira nga Gjinaj.

Category

📺
TV

Recommended