Genis Mëhillaj kërkon rigjykim

  • 7 years ago
Genis Mëhillaj i dënuar dy javë më parë nga Gjykata e Apelit me 10 vite burg si pjesë e bandës së ?tritolit? kërkon rigjykimin e çështjes. 46 ? vjeçari u gjykua në mungesë në Gjykatës e Shkallës së Parë dhe për këtë arsye kërkon rigjykim.

Sipas Prokurorisë Genis Mëhillaj dhe kushëriri i tij Andon Mehillaj i dënuar me burgim të përjetshëm ishin porositësit për vrasësin me pagesë Julian Sinanaj.

Për Sinanaj gjykata vendosi dënimin me 30 vite burg duke i shpëtuar burgimit të përjetshëm, për shkak të bashkëpunimit me drejtësinë.

Me nga 8 vite burg u dënuan Albin Mexhaj dhe Ndriçim Gjokona. Edhe ky i fundit për shkak të statusit të bashkëpunëtorit i shpëtoi dënimit me 25 vite burg.

Për Marjon Mitron, personi i cili vendosi eksplozivin e gjetur në makinën e ish ? prefektit të Vlorës u vendos dënimi me 8 vite burg.

Për biznesmenin e gazit Ilir Karçini u dhanë 5 vite burg, pasi porositi Julian Sinanajn të vrasë konkurentin e tij Piro Bare, kundrejt 150 mijë eurove. Ai është liruar për shkak të mbarimit të vuajtjes së dënimit.

Tv Klan