Me dy gishtat lartë dhe me muzikë patriotike e popullore në sfond, kështu kanë zgjedhur të kalojnë netët protestuesit në çadrën e PD.
Të mbledhur në një çadër të madhe të ngritur në mes të kryeministrisë dhe Kryesisë së Kuvendit, protestuesit të shumtë në numër kanë sfiduar temperaturat e ulëta dhe shiun duke kërcyer, luajtur bixhoz dhe duke pirë alkool.
Shumë prej tyre nuk kanë nguruar të filmojnë dhe të bëjnë fotografi për t?i postuar ndoshta më pas në rrjetet sociale me hashtagun #protesta e PD ose #çadra e lirisë.
Mes turmës spikat një pjesëmarrës, ku në këtë protestë, e cila në pamje të parë të ngjan si pjesë e shkëputur nga kasetat e dasmave, po shijon në maksimum muzikën popullore.
Këto janë sekuenca të shkëputura nga nata e parë e protestës së PD të sjella nga gazetari Arsen Rusta.
Protesta e PD po vijon prej dy ditësh përballë kryeministrisë dhe sipas kreut të PD ajo nuk do të ndalet derisa të plotësohet kushti për qeveri teknike që do të mundësonte zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Category
📺
TV