• 8 years ago
Marsela Toshi, nëna e dy fëmijëve që u mbytën dje nga bashkëshorti i saj Naum Toshi ka dëshmuar sot para policisë së Korçës.

24 ? vjeçarja, e cila pas ngjarjes së rëndë u ndalua në kufi me Greqinë, mësohet se para grupit hetimor ka pranuar se gjatë ditës së dielë mes çiftit ka patur grindje.

Ajo është shprehur se ishte nisur drejt Greqisë për të gjetur punë e shtëpi më pas do të merrte familjen.

?Naumë me thoshte na gjej për të ngrënë, ke fëmijë për të ushqyer?, mësohet të jetë shprehur 24 ? vjeçarja.

Sipas saj, 41 ? vjeçari Toshi nuk ishte njeri i dhunshëm.

Një ditë më parë, Naum Toshi mbyti dy djemtë 4 dhe 6 ? vjeç më pas vari veten. Trupat e pajetë u gjetën në mëngjes nga babai i tij.

Ndërkohë gjatë orëve të vona të së dielës Marsela Toshi kishte shkuar tek banesa e bashkëshortit dhe fqinjët kanë treguar se mes tyre ka pasur grindje.

Në një letër që 41-vjeçari i kishte lënë babait të tij, ai shkruante se gjithçka po e bënte për shkak të mosmarrëveshjeve me gruan dhe se ajo ?kishte marrë rrugë të keqe?.

Category

📺
TV

Recommended