• 8 years ago
stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD;

Pacientët e hemodializës në Plug të Lushnjes, ankohen në ?Stop?, se i kanë ulur ndjeshëm buxhetin për transportin. Nga 16 mijë lekë të reja që merrnin deri në qershor, tani kjo shumë është katandisur në 4 mijë lekë të reja. Janë 39 pacientë që kanë nevojë të marrin këtë shërbim, por me çerekun e shumës, nuk ia dalin dot.Drejtoresha e spitalit të Lushnjës thotë, se aq është përllogaritur kostoja e transportit dhe pacientët debatojnë ashpër me të. Si të mos mjaftonte buxheti i rrudhur edhe linjat e transportit mungojnë në disa fshatra ose nisin shërbimin më vonë, sesa nisja e pacientëve. Ndaj kjo situatë i ka bërë ata që t?i drejtohen emisionit ?Stop? sepse lekët që marrin për këtë shërbim nuk i dalin për një muaj, pasi u duhet të bëjnë këtë rrugë tre herë në janë përgjatë gjithë muajit.

?Ne i jemi drejtuar emisionint ?Stop? për problemin që kemi me Drejtorinë Rajonale të Spitalit Lushnje, sepse me ardhjen e kësaj drejtoreshës së re, që kur erdhi u mor me pacientët e hemodializës. Ajo na shkurtoi buxhetin e transportit.?

Ku banon ti?
"Unë banoj në Plug dhe nisem në orën 05.30 të mëngjesit. Urban nuk ka, autobuz nuk ka. Nga qershori e më përpara kemi marrë 165 mijë lek të vjetra. Më pas na i shkurtuan, i lanë 130 mijë lek të vjetra. Tani me 40 mijë lek të vjetra a shkohet 26 herë në Fier? I kërkoj ministrit të më bëjë shërbimin e transportit, nuk i duam lekët.?

Category

📺
TV

Recommended