• 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Dhjetëra banorë që preken nga projekti për zgjerimin e bulevardit përgjatë rrugës Transballkanike në Vlorë kanë protestuar edhe sot kundër vlerës së shpronësimit.
Që prej fillimit të javës i janë drejtuar zyrave të Bashkisëq për të kundërshtuar çmimin me te cilat kompensohen banesat e tyre, por pa gjetur zgjidhje.
Sipas tyre, aktualisht po kompensohen me një çmim ?qesharak? krahasuar me tregun.
Kërkesat banorët ua kanë parashtruar edhe kordinatores së Marrëdhënieve me Publikun në PD, Grida Duma dhe koordinatorit për Mbrojtjen Ligjore, Ervin Salianji.
Ata thonë se me çmimin e ofruar nuk mund të strehohen, pasi çmimet e tregut imobiliar janë shumë më të shtrenjta sesa ajo çfarë u kompenson Bashkia.
Ata kanë ngritur edhe shqetësimin e vlerësimit me çmime të diferencuara, ndërsa kanë theksuar se nuk kundërshtojnë investimet e Qeverisë.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/transballkanikja-banoret-e-prekur-kunder-vleres-se-shpronesimit-bllokuan-rrugen/

Category

📺
TV

Recommended